David Silva ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonin të ardhshëm, atëherë kur do t’i ketë kompletuar plot 10 vjet në klub.
Mesfushori 33-vjeçar ka mahnitur në 395 paraqitjet e tij në fanellën e të kaltërve, që prej transferimit nga Valencia në vitin 2010, por ka konfirmuar se sezonin 2019/20 do të jetë i fundit për të në Etihad.
Duke folur për media të martën mbrëma, Silva tha se përmbushja e një dekade në klub i duket atij si koha më ideale për t’ia dhënë lamtumirën City.
“Jo, ky do të jetë i fundit”, u përgjigj Silva kur u pyet nëse do të qëndronte në City edhe pas sezonin të ardhshëm.
“Dhjetë vjet për mua janë mjaft. Kjo është koha e përkryer për (t’u larguar)”, shtoi ai.
Në mars, Silva e zgjati kontratën me kampionin e Anglisë për edhe një vjet tjetër.
“Fillimisht, City po flisnin për dy vjet, ama unë vendosa ta vazhdoj për një vjet, në mënyrë që t’i arrija tamam 10 vjet në klub”, theksoi ai. /Gazeta Express/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...