Edon Zhegrova u transferua tek Juventusi në ditën e fundit të merkatos nga Lille për shumën e 17 milionë eurove.
Ai iu bashkua Jonathan Davidit me të cilin kanë kaluar shumë kohë bashkë tek Lille, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me transferimin e yllit dardan ka folur edhe futbollisti Jonathan David.
“Ai do të na argëtojë shumë. Është një lojtar i çmendur. Do të japë shumë asistime. Ka një këmbë të majtë të mrekullueshme dhe e drejton shfaqjen”, theksoi ai.
Edon Zhegrova pritet të debutojë ndaj Interit të shtunën e 13 shtatorit në ndeshjen e Serie A./Arbresh.info
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...