Ylli i Manchester United, David De Gea thuhet se është shfaqur si shënjestër për transferim e Juventusit.
26-vjeçari është i njohur si njëri nga portierët më të mirë në botë që pas arritjes në “Old Trafford” në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info, dhe që nga atëherë është duke u kërkuar për rikthim në La Liga, ku Real Madridi vazhdon ta ketë si shënjestër.
Një gabim administrativ bëri që De Gea të vazhdoj qëndrimin në Angli, pas mega ofertës nga skuadra në ‘Bernabeu’ gjatë vitit 2015.
Por, mediat angleze pretendojnë se Manchester United mund ta ketë të vështirë të mbajë atë në klub sërish kur të hapet merkato e transferime.
De Gea është shfaqur si një pasardhësi i mundshëm i Gianluigi Buffonit në Juventus. Veterani ka shpenzuar 15 vite e gjysmë te gjiganti në Serie A./arbresh.info
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...