Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave në grupmoshën deri 17-vjeç ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Suedia 2024”.
FFK është mikpritëse e turneut kualifikues të Grupit B1 në Ligën B, ku marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Armenia.
Në Ligën B ekipet luajnë për t’u ngjitur në gjashtë grupet e Ligës A, e ku fituesit e grupeve dhe skuadrat e pozitave të dyta me bilancin më të mirë në ballafaqimet kundër ekipeve të para dhe të treta në grupet e tyre promovohen në Ligën A.
Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi ka thënë se synim i Kosovës është ta fitojë grupin dhe të promovohet në Ligën A, derisa ka shprehur shpresën se ekipi që drejton do të paraqesë lojëra të mira.
“Besoj se kemi potencial dhe një grup të vajzave shumë të mira me të cilat punojmë që dy vite. Ne po përgatitemi për ta fituar grupin dhe ky është synimi ynë. Shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e publikut, duke qenë se luajmë në shtëpi”, ka thënë Sanije Krasniqi.
Ndërkaq, krenare që e përfaqësojnë Kosovën dhe optimiste për paraqitje të mira në këto ndeshje janë shprehur edhe dy futbollistet, Rita Feka dhe Riga Kallaba.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon të martën në orën 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” kundër Armenisë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...