Kosova do të luajë të hënën ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet në Euro 2020 ndaj Malit të Zi.
Ky takim pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për Kosovës pasi që me fitore do të mbante gjallë shpresat për kualifikime.
Tifozët e Kosovës që njihen si ‘Dardanët’ sot kanë lëshuar një njoftim të rëndësishëm për anëtarët e tyre.
‘Dardanët’ pos tjerash kanë shkruar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin.
Më poshtë njoftimi i plotë i tyre
Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova përballet me Malin e Zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020.
Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund.
Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës.
Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin.
Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme. Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërheqin biletat e tyre deri ditën e diele. Biletat janë vetëm për anëtar.
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...