Përveç se po dhurojnë paraqitje të mira, futbollistët e Kosovës gati çdo ndeshje kanë mbështetjen e tifogrupit ‘Dardanët’.
Këta të fundit e kishin të pamundur të ishin në stadium ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi, për shkak se malazezët ishin të dënuar nga UEFA për të luajtur pa tifozë.
Por në ndeshjen e nesërme ndaj Bullgarisë, ‘Dardanët’ nuk do mungojnë në shkallët e stadiumit në Sofje, shkruan lajmi.net.
Kosova do përballet me kombëtaren ballkanase nesër me fillim nga ora 20:45, pas barazimit 1-1 në Podgoricë.
‘Dardanët’ në numër të konsiderueshëm do ta përkrahin nga afër skuadrën e Bernard Challandes, pavarësisht tensioneve politike që mund të ketë atje.
Fotoja e fundit tregon se ata janë nisur rrugës për në Bullgari dhe janë gati për mbështetjen ndaj reprezentacionit kosovar.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...