Kombëtarja e Kosovës e femrave, ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Holandës që do të luhet në kuadër të Euro 2022.
Pas ndeshjes kundër Rusisë, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka arritur në Breda të Holandës dhe është akomoduar në hotelin “Nassau”.
Gjatë ditës së sotme Dardanet mbajtën edhe stërvitjen e parë për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2022 kundër Holandës.
Pa dyshim se përballja me kombëtaren holandeze është një sfidë tejet e vështirë për Dardanet, të cilat me plotë seriozitet punuan në mënyrë që ta kenë një paraqitje sa më të mirë, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtareve, të cilat në ndeshjen e parë në Prishtinë fituan me rezultat bindës 6:0. Si do që të jetë gjatë stërvitjes së sotme, Dardanet kryen ushtrime karshi analizës nga loja e kaluar.
Ballafaqimi do të jetë tejet i vështirë e ku përveç shumë mungesave tjera në këtë ndeshje do të mungojë edhe promotorja e ekipit Erëleta Memeti, e cila u detyrua të kthehet te skuadra e saj Freiburg pasi kishte leje vetëm për ndeshjen kundër Rusisë.

Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...