Kombëtarja e Kosovës i mësoi këtë javë emrat e kundërshtarëve të rrethit të tretë parakualifikues për EuroBasket 2025, ndërsa tani fillon puna e misionit të kualifikimit.
“Dardanët” janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.
Në përgjithësi, Kosova i ka 34 ndeshje ndërkombëtare, prej tyre 6 fitore e 28 humbje.
“Dardanët” debutuan në vitin 2016 në arenën ndërkombëtare në kualifikimet për Eurobasket 2017, ku pësuan dy herë nga Bullgaria, Sllovenia dhe Ukraina.
Në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019, Kosova mundi Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa numëronte edhe nga një humbje nga këto dy kombëtare, por u rendit e dyta dhe hyri në kualifikime, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm.
Në kualifikime pësoi nga dy herë nga Lituania, Polonia dhe Hungaria.
Në kualifikimet për Evropianin 2021, Kosova u mund dy herë nga Rumania dhe Maqedonia, ndërsa për Euro 2023 u përballë me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë.
Kosova fitoi dy ndeshje, por nuk arriti kualifikimin.
Në parakualifikimet e fundit, Kosova mundi Danimarkën, por kishte edhe tri humbje, një herë nga Danimarka dhe dy herë nga Norvegjia./GE/
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...
Emir Abrashi zgjidhet kryetar i ri i AKR-së, Behgjet Pacolli...