Kosova luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.
Kjo ndeshje starton në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin AEK Arena, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë tifozët e kombëtares, Dardanët kanë kërkuar maksimumin për këtë ndeshje, duke shkruar se u kanë borxh një fitore miliona shqiptarëve.
“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte”, thuhet fillimisht në shkrimin e tyre.
“Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm”.
“Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, përfundon shkrimi i Dardanëve.
Kosova ndeshjen e parë e humbi në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira