Kosova e ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Greqisë.
Motivi për paraqitje dinjitoze dhe tri pikë të reja tek lojtarët në prag të kësaj ndeshje është i madh, teksa rikthimi i tifozëve “Dardanët” në tribuna, edhe pse në numër simbolik, u jep kurajë djelmoshave për t’i hyrë kësaj ndeshje me objektivin e fitores.
Në stërvitjen e sotme mungoi portieri Visar Bekaj, i cili në testet e fundit ka rezultuar pozitiv në Covid-19 dhe është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.
Ndërkohë, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen me Gjeorgjinë.
Përzgjedhësi Challandes në konsultim me stafin mjekësor do të vendosë nesër nëse ky futbollist do të jetë i gatshëm për lojë.
Kosova do të luajë ndaj Greqisë të dielën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...