Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në Basel dhe më 8 shtator me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Seanca e dytë stërvitore u zhvillua sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.
Për shkak të udhëtimit dhe mbërritjes së vonshme në grumbullim, Fidan Aliti dhe Ron Raqi zhvilluan vetëm një pjesë të stërvitjes me program të diferencuar.
Trajneri Foda u përqendrua kryesisht në aspektet taktike, duke punuar me ekipin në mënyrën e lojës që synon ta aplikojë në sfidën e parë kundër Zvicrës.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...