Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në kategorinë e femrave e ka filluar mbarë rrugëtimin për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Vashat tona kanë mposhtur 7-0 ato të Gjibraltarit, derisa punën e madhe e përfunduan në 45 minutat e parë.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Flondra Behrami kaloi Kosovën U-19 në epërsi, derisa në minutën e 18-të shënoi edhe të dytin.
Dy gola i realizoi edhe Albulena Guri (26’, 42’), duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi të thellë.
Për 5-0 u përkujdes Elma Kadriu, që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të, ndërsa golat nuk u ndalën me kaq.
Goli i gjashtë u shënua nga Erisa Popaj në minutën e 84-të, për të pasuar me të shtatin që u realizuar prej Vesa Paçarizi (90+1′).
Kosova U-19 është lidere me këtë fitore me tri pikë në Grupin e 5-të të Ligës B, derisa aty bën pjesë edhe Bullgaria.
Kujtojmë se fitueset e shtatë grupeve të Ligës B, do të promovohen në Ligën A, ku do t’i vazhdojnë kualifikimet në kuadër të raundit të dytë.
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...