Liverpooli luan nesër ndeshjen e shtatë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndaj gjigantit francez Marseille.
Ibrahima Konate do të jetë një mungesë e madhe për këtë mungesë, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u konfirmua nga skuadra e Liverpoolit ku mungoi në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.
“Ibrahima Konaté është kthyer në Francë për arsye familjare. Mbetet të shihet nëse ai do t’i bashkohet skuadrës në Marseille”, ka shkruar gazetari i të famshmes “The Athletic”, James Pearce.
Ibrahima Konate back in France for family reasons. Remains to be seen whether he links up with the squad in Marseille. #LFC
— James Pearce (@JamesPearceLFC) January 20, 2026
“The Reds” do të përballen me skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi duke ditur se u mjafton vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve muajin e ardhshëm.
Megjithatë, ekipi i Arne Slot synon më shumë, pasi një përfundim në mesin e tetë skuadrave më të mira do t’i dërgonte direkt në fazën e 1/8 së finales, pa kaluar nëpër play-off.
Një lajm i mirë për Liverpoolin është rikthimi i Mohamed Salah, i cili ishte i grumbulluar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...