“Dardanët” kërkojnë përkrahjen e tifozëve shqiptarë të hënën në “Adem Jashari”.
Tifo Grupi “Dardanët”, kanë kërkuar nga gjithë futbolldashësit që të hënën të pushtojnë Mitrovicën për të përkrahur Kosovën në miqësoren kundër Letonisë, e para në shtëpi pas 10 ndeshjeve të zhvilluara jashtë Kosovës në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.
Postimin e plot të ‘Dardanëve’ e gjeni në pjesën e mëposhtme:
Të hënën, me 13 nëntor, më në fund Kosova jonë luan në vendin tonë. Të hënën, në Mitrovicë, në Stadiuimin Olimpik ‘Adem Jashari’ Kosova pret Letoninë.
Atë që e kemi pritur një kohë të gjatë, të mund të përcjellim ndeshjet e Kosovës në stadiumet në Kosovë, tani po ndodh. ‘Dardanët’ si gjithmonë, do të jenë përkrah djemve tanë.
Kosova kaloi një cikël shumë tëvështirë të eliminatorëve për Rusia 2018. Tani fillon një cikël i ri. Djelmoshat tanë kanë nevojë për përkrahjen tonë. Djemtë e Kosovës e meritojnë.
Ftojmë të gjithë futbolldashësit, të jemi së bashku të hënën në Mitrovicë. Të kënaqemi me lojën dhe t’i brohorisim Kosovës sonë.
Për Kosovën, të hënën në Mitrovicë.
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...