Kombëtarja e Kosovës luan të hënën ndeshjen e radhës ndaj Suedisë në udhëtim.
Takimi do të luhet në Goteborg me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Nya Ullevi”, shkruan Arbresh.info.
Ky është një takim vendimtar për të dyja këto kombëtare të cilat luftojnë për pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit.
Këtë sfidë do ta udhëheq gjyqtari me shumë përvojë Danny Makkelie. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ai ndan drejtësi në një ndeshje të Kosovës.
Ishte pikërisht Makkelie ai i cili kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’.
Makkelie ka një përvojë të madhe si gjyqtar. Në vitin 2020 u zgjodh për të gjykuar finalen e Ligës së Evropës mes Sevillaës dhe Interit, një nga kompeticionet më prestigjioze të klubeve në Evropë.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka referuar edhe në Euro 2020, ku drejtoi disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë përballjen mes Anglisë dhe Gjermanisë në fazën e 1/16-ave, si dhe gjysmëfinalen Angli–Danimarkë.
Sfida Suedi – Kosovë është e vlefshme për rrethin e katërt të kualifikimeve për Kampionat Botëror në grupin B.
Pas tri ndeshjeve në këtë grup prinë Zvicra me nëntë pikë, Kosova është e dyta me katër, vijon Sllovenia me dy sosh, kurse Suedia është e fundit me një pikë të vetme./Arbresh.info
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...