Europiani i peshëngritjes ka sjellë medaljen e parë të artë për Shqipërinë me provën fantastike të Daniel Godellit që u shpall kampion kontinental në turneun që po zhvillohet në Split.
Sportisti kuqezi arriti të fitojë konkurrencën me shqiptarin tjetër të pedanës Erkand Qerimaj, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në shkëputje, ndërsa shkodrani u kënaq me medaljen e argjendtë në shtytje, në një disiplinë ku Godelli doli i gjashti.
Askush nuk e priste në arenën e Splitit që pas dy tentativave të dështuara me 156 dhe 158 kilogramë, Godelli të ngrinte në provën e tretë peshën 161 kg. Gëzimi i ligjshëm i protagonistit kuqezi gjeti jehonë dhe mes tifozëve në Split, shkruan TCH.
Daniel Godelli u pezullua me dy vjet pas botërorit të Kazakistanit në vitin 2014 për shkak se rezultoi pozitiv me doping. Ai kishte gjurmë të substancës stanozolol në testet e anti-dopingut dhe kjo i kushtoi shumë. Qerimaj pati gjithashtu një provë force fantastike pasi u shpall nënkampion Europe në shtytje dhe mori medalje bronzi ën dygarësh.
Ndërkohë Romela Begaj, e cila në Split regjistroi aktivitetin e parë pas pezullimit për të njëjtin shkak, e mbyll pa medalje garimin në Europianin e Splitit.
Begaj garoi në peshën deri në 69 kilogramë, duke e filluar si pretendente garën në shkëputje por në vendin e katërt në këtë kategori, dhe të gjashtin në shtytje. Të enjten është prova e radhës për një tjetër shqiptar në pedanë, Krenar Shoraj i cili do të garojë në peshën 85 kilogramë.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...