Google ADS

Dalot nënshkruan kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq”

17:54 | 31 Maj 2023
Orgesa Haziri

Diogo Dalot ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United.

“Djajtë e Kuq” njoftuan të mërkurën se mbrojtësi i krahut ka nënshkruar një marrëveshje të re që e mban atë në klub deri në vitin 2028.

Dalot ka qenë një figurë e rëndësishme në United këtë sezon, duke bërë 42 paraqitje në të gjitha garat për t’i ndihmuar ata të arrijnë suksesin e Carabao Cup, një përfundim në vendin e tretë në Premier League dhe finalen e ardhshme të FA Cup.

Pavarësisht rëndësisë së tij, 24-vjeçari ishte lidhur me një largim këtë verë, me Real Madridin dhe Barcelonën që thuhet se ishin të interesuar.

Dalot dhe United do të përballen me Manchester Cityn në finalen e FA Cup të shtunën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale