Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës, sfidë që do të luhet në Çeki në stadiumin “Epet Arena”, duke nisur nga ora 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën e parë në grupin B1 të UEFA Nations League, Ukrainë – Shqipëri në fshf.org në linkun https://fshf.org/shop/ . Çmimi i biletës në “fans away sector” është 1.200 lekë, përcjell Arbresh.info.
Biletat janë elektronike dhe do ju dërgohen në “email”-in tuaj 3 ditë përpara ndeshjes më 4 shtator.
Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për ndeshjen e dytë të Shqipërisë në grupin B1 ndaj Gjeorgjisë. Ky takim do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: ebileta.al.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...