Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me atë të Hungarisë në ndeshjen e dytë të muajit shtator.
Kuqezinjtë pësuan humbje 4-1 nga Polonia në ndeshjen e parë të këtij muaji, për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
E për takimin me Hungarinë, tanimë Federata shqiptare e futbollit ka nxjerr në shitje biletat.
Bileta më e lirë kushton 1000 lekë apo 8 euro në tribunat mbrapa golave G2 dhe C2. Ndërkohë biletat më të shtrenjta janë ato VIP 2 dhe VIP me 12,000 dhe 15,000 lekë që do të thotë 98 dhe 122 euro.
Shqipëria do ta pres Hungarinë të dielën e 5 shtatorit në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...