Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale.
Sipas tij, në fokus të diskutimit ishin zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe proceset që i presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe integrimin euroatlantik. Haradinaj ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik dhe i panegociueshëm për Kosovën.
Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është prioritet i përhershëm, ndërsa integrimi ndër shqiptar e cilësoi si domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme të sigurt.
Haradinaj shprehu gjithashtu falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...