Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielën përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e FIBA Kupës së Botës 2027.
E sot nga ora 12:00 fillon shitja e biletave për këtë ndeshje emocionuese.
Biletat shiten te Neë Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, derisa çmimi i tyre është 4 euro.
Dardanët kanë dy fitore e tri humbje në parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.
Duhet theksuar se Zvicra tashmë e ka siguruar pozitën e parë në Grupin A të raundit të parë të parakualifikimeve.
Kurse për Kosovën, përballja e së dielës ndaj Zvicrës është vendimtare për të shpresuar në kualifikim tutje.
Dardanët të enjten fituan ndaj Azerbajxhanit, me rezultat 81:79. Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, baras me Irlandën në vendin e tretë, kurse Azerbajxhani është në të katërtin me gjashtë pikë.
E që Kosova të kalojë tutje, janë disa kombinime. Dardanëve iu duhet fitorja ndaj Zvicrës për të mbetur në vendin e dytë.
Nëse Azerbajxhani fiton ndaj Irlandës dhe Kosova mposhtet nga Zvicra, atëherë azerët do të kalojnë nga vendi i katërt në të dytin. Ndërkaq, në rast të fitores së Irlandës dhe humbjes së Kosovës ndaj Zvicrës, pozita e dytë u takon Dardanëve, për shkak se kanë bilanc më të mirë në përballjet direkte.
Megjithatë, edhe po ta zë vendin e dytë përfundimisht në grup, kjo nuk e garanton kalimin tutje të Kosovës. Kjo pasi në raundin e dytë të parakualifikimeve shkon vetëm ekipi më i mirë i vendit të dytë prej tri grupeve sa janë gjithsej aktualisht në këtë raund. /Klankosova
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...