Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opsionin se ka nisur shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.
Kosova do të luajë ndeshje miqësore ndaj Helvetikëve me datë 29 mars, me fillim nga ora 18:00.
Kjo do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e selektorit të ri, Alain Giresse, dhe tashmë janë gati të gjitha për këtë përballje.
FFK ka njoftuar opinionin se sot (e premte) ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.
Më anë të një postimi zyrtar, FFK ka postuar edhe linkun që Federata Zvicerane e Futbollit e ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit që duan të kenë një biletë për këtë ndeshje, teksa ka treguar se biletat janë të personalizuara.
Postimi pa ndërhyrje i FFK-së:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë, që zhvillohet më 29 mars, në orën 18:00.
Më poshtë e gjeni linkun që Federata Zvicrane e Futbollit e ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit që duan të kenë një biletë për këtë ndeshje. Biletat janë të personalizuara./Telegrafi/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron