FIFA ditën e hënë organizoi gala mbrëmjen për të shpallur çmimet e më të mirëve për vitin 2023.
Gjatë këtij votimi kanë pasur të drejt vote edhe trajnerët e kombëtareve, shkruan Arbresh.info.
Zlatko Dalic është trajner i vetëm që nuk ka votuar sërish për të dytin vitë me radhë si shenjë proteste ndaj FIFA-s.
Në një intervistë për Vevernji, Dalic ka thënë se mënyra se si ata trajtohen nga institucionet është shkatërruese.
“Sipas rezultateve jo vetëm në futboll, por në shumë sporte ne jemi një superfuqi botërore, kemi pasur sportistë të mëdhenj, Ivanisevic, Kostelic…, mënyra se si ne, ekipi i futbollit, trajtohemi nga institucionet është, për mua, shumë e keqe, shkatërruese”, ka thënë fillimisht Dalic.
Ai theksoi se FIFA duhet të ketë respekt më shumë për Kroacinë.
“Unë jam i vetmi përzgjedhës në botë që nuk kam votuar. Ata, FIFA, duhet të tregojnë respekt për ne. Ne nuk i blemë, askush nuk na e dha, ne i fituam. Fituam dy medalje botërore në katër vjet, morëm një medalje edhe në Ligën e Kombeve”, tha tutje ai.
Trajneri Kroacisë tregon detajisht arsyet e bojkotimit të zgjedhjeve.
“Për mendimin tim Kroacia ka qenë më e mira në botë në futboll në tre vitet e fundit. Por, ata nuk na e pranojnë këtë. Prandaj i bojkotova zgjedhjet, sepse FIFA duhet të na njohë, Kroacia duhet të jetë shembull i një vendi të vogël që bën gjëra të mëdha në futboll, prandaj – theksoni!”, potencoi ai,
Për fund ai tha se nuk ka ide në qoftë se është zgjedhje e mençur e tij për bojkot mirëpo Kroacia meriton më shumë respekt nga FIFA.
“Nuk e di a është e mençur që zgjodha këtë formë proteste, nuk mendoj se do të marrim sërish disa dënime në formë gjyqtari, por kjo është temë tjetër tani. Dua vetëm të theksoj se Kroacia meriton shumë më tepër respekt nga organizatat ombrellë, veçanërisht FIFA”, përfundoi trajneri i Kroacisë.
Kujtojmë se nga këto vota fitoi Lionel Messi, kurse në garë me argjentinasin ishte edhe Haaland dhe Mbappe./Arbresh.info/
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...
Kryeministri britanik: Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Me...
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambri...
Qeveria miraton rritjen e pensioneve – ia ndan Bosnjës 200 m...