Mesfushori i Prishtinës, Debatik Curri, beson se me përkrahjen e madhe të tifozëve shqiptarë që jetojnë në Suedi dhe më një skuadër të bashkuar, kryeqytetasit mund t’ia dalin në takimin ndaj IFK Norrkoping.
“Siç e tha presidenti është një përparësi e jona që ndeshja luhet në një vend ku ka shumë shqiptarë, besoj shumë së do të jetë një motiv shumë i madh për ne dhe do të japim maksimumin në këtë ndeshje.
“Besoj se është një skuadër shumë e fortë, do të kemi vështirësi gjatë ndeshjes, por më ndihmën e tifozëve dhe nëse jemi të bashkuar mund t’ia dalim që të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Curri.
Rikujtojmë se lojtarët dhe stafi i Prishtinës nisen për në Suedi në orët e vona, ndërsa ndeshjen kundër Norrkopingut e zhvillon të enjten mbrëma nga ora 20:00.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...