Yassine Bono është portieri titullar i Marokut prej kohësh, pasi luan në nivele mjaft të larta me Sevillan në La Liga dhe është padyshim një nga pikat më të forta të klubit andaluzian.
Megjithatë në Botërorin e Katarit gardiani hyri në histori për një episod shumë të çuditshëm, pasi ishte përzgjedhur titullar, zbriti në fushë ,këndoi himnin me skuadrën dhe më pas përfundoi në stol.
Të gjithë u habitën dhe komentatori i BBC-së deklaroi me të qeshur se iu deshën 38 minuta lojë për të kuptuar që në fushë nuk po luante Bono, por portieri i dytë Munir.

Pas ndeshjes, ku marokenët fituan 0-2, u shpjegua se Bono nuk ishte ndjerë mirë gjatë këndimit të himnit dhe kishte kuptuar se nuk mund të luante, ndaj kishte kërkuar zëvendësimin pa nisur sfida, për të mos djegur një ndërrim./SS/
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave