Cristiano Ronaldo ka vazhduar me formë të mirë edhe në ndeshjen e dytë të Portugalisë në Kampionatin Botëror.
Golashënuesi më i mirë i kombëtares portugeze ka dërguar skuadrën e tij në epërsi duke realizuar një gol të bukur me kokë për 1 me 0 pas vetëm 4 mintua lojë kundër Marokut, shkruan portali arbresh.info.
Pas hat-trick’ut kundër Spanjës në barazimin 3 me 3 të premten e kaluar, ylli i Real Madridi ka realizuar edhe golin e katërt pas vetëm dy ndeshjeve.
Ronaldo ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në stadiumin Luzhniki Arena të Moskës me golin e shënuar pasditen e sotme (e mërkurë) me anë të së cilit siguroi edhe një rekord.
Asnjë lojtar evropian në histori nuk ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare sesa Cristiano Ronaldo (85).
Ferenc Puskas ka mbajtur këtë rekord për 62 vite me 84 golat e shënuara për Hungarinë./arbresh.info/
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...