Portugalia tashmë e kualifikuar në Euro 2024 e ka mposhtur në udhëtim Lihtenshtajnin me rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo u dominua nga portugezët që shpërdoruan shumë raste shënimi.
Por, me të filluar pjesa e dytë, Cristiano Ronaldo e kaloi Portugalinë në epërsi.
Ishte minuta e 46-të e takimit kur Diogo Josta asistoi te CR7, që realizoi për 1-0.
Për 2-0 u përkujdes Joao Canselo që shënoi në minutën e 57-të, me një asistim të Antonio Silvas.
Gioncalo Ramos mendoi në minutën e 82-të që ka shënuar golin e tretë për portugezët, por që u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Portugalia është lidere e Grupit J me 27 pikë, duke mos pësuar asnjë humbje dhe nuk ka bërë asnjë barazim, ndërsa ka shënuar 34 gola dhe ka pranuar vetëm dy herë. /Telegrafi
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...