Shumë futbollistë profesional do të shënojnë gola këtë vikend por vështirë se ato mund të shikohen nga gjashtë milionë ndjekës.
Cristiano Ronaldo Junior është vetëm shtatë vjeçar dhe jeta e tij në familje është mjaftë e njohur, transmeton portali arbresh.info.
Të shtunën, superylli i Real Madridit dhe Portugalisë ka publikuar një video të djalit të tij, Cristiano Ronaldo Junior, duke shënuar një gol të bukur kundër fëmijëve të tjerë.
Sipas videos dukej një ndeshje mjaftë mirë e organizuar dhe Cristiano Ronaldo Jr shfaq fuqinë e tij qysh në fillim të klipit.
Me numrin shtatë prapa fanellës, Cristiano Ronaldo Jr shënon super gol dhe feston ashtu si babai i tij.
Video është shikuar mbi gjashtë milionë herë në llogarinë e Cristiano Ronaldos në Instagram me 114 milionë ndjekës./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BbEugfJFPdd/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...