Cristiano Ronaldo do të jetë në një gjykatë spanjolle më 31 korrik për të dëshmuar pas akuzave për evazion fiskal nga prokurorët.
Bazuar në ‘Cadena Cope’, superylli portugez do të shfaqet në ora 11:00 për të dhënë një deklaratë në lidhje me këto pretendime, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo është duke u akuzuar për mashtrim tatimor prej 14.7 milionë euro ndaj autoriteteve spanjolle, megjithëse lojtari dhe reprezentuesit e tij gjithmonë kanë qëndruar plotësisht të pafajshëm.
“Heshtja është nganjëherë përgjigjja më e mirë”, ka shkruar 32-vjeçari në një foto të postuar në rrjete sociale pas akuzave javën e kaluar rreth mashtrimeve tatimore./arbresh.info
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...