
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90
Ish-kryetari LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zgjedhur presidentit.
Ai tha se për të shmangur zgjedhjet duhet një marrëveshje politike për një figurë konsensuale për president.
“Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm edhe si pozitë edhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Domethënë duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet, mos ta thjeshtoj për një personalitet i cili kishte me e kry këtë punë pa anime politike”, tha ai.
Në anën tjetër, Mustafa u shpreh më i rezervuar të komentoi mundësitë për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK.
Këto komente i bëri të mërkurën pas promovimit të librit të tij.
“Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që sot këtë çështje që e kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon e kush çka ka bërë të mbarën. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik”, tha ai.Kurse, sa i përket mungesës së Abdixhikut në promovimin e librit, Mustafa u shpreh shkurt se kush ka pasur dëshirë ka ardhur.“Për ftesat e këtij libri, ne kemi pasë atje përpara ftesë publike, kështu që kanë ardhë ata që kanë dashtë me ardhë, me të cilët ne kemi punuar një kohë të gjatë”, tha ai.
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare