Cristiano Ronaldo thuhet se duhet të pres një kohë për tu përballur me ish bashkëlojtarët e tij te Real Madridi pasi superylli do të qëndrojë jashtë turneut veror të Juventusit.
Skuadra në Serie A ka finalizuar transferimin e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë për 100 milionë euro pas eliminimit të Portugalisë nga Kampionati Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘La Gazzetta dello Sport’, Ronaldos i është dhënë leje për të qëndruar jashtë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Juventusi do të përballet me Bayern Munichun në Philadelphia më 25 korrik dhe ndaj Benficas në New York më 28 korrik.
Më pas ndaj një skuadre në MLS para përballjes në Washington D.C më 4 gusht kundër Real Madridit.
Tifozët kanë shprehur të shohin 33-vjeçarin në fushë vetëm disa javë pas largimit nga Bernabeu, por kjo nuk do të ndodhë./arbresh.info/
Atletico Madridi kalon tutje në Ligën e Kampionëve me fitore...
Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për ...
Konjufca në Vjenë, kërkon mbështetjen e Austrisë për marrjen...
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në juglindje të Elbasanit
Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median br...
Spalletti: Mbështetja e tifozërisë vendimtare për Juventus