Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i uroi edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misione të ndryshme në vend.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë bashkëkombësve shqiptarë që sot festojnë Pashkët Ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë. Kremtofshi në paqe, pranë familjeve tuaja, me shëndet, begati dhe mirësi”, thuhet në postimin e Haradinajt.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje