‘Marca’ raporton që disa nga lojtarët kryesor të Real Madridit kanë ngrënë një darkë sekrete javë e kaluar me superyllin Cristiano Ronaldo.
Serigo Ramos, Luka Modric dhe Marcelo raportohet se kanë qenë aq shumë të shqetësuar që 32-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Bernabeu verën e ardhshme sa që kanë aranzhuar një takim para ndeshjes kundër Deportivos, transmeton portali arbresh.info.
Gazetat spanjolle pretendojnë që treshja në mënyrë aktive janë përpjekur për të rregulluar raportet e tij me hierarkinë në mënyrë që ylli të vazhdojë qëndrimin te klubi në La Liga.

Sipas raporteve javën e kaluar, sulmuesi dëshiron të largohet nga kampioni i Evropës për shkak të një mosmarrëveshje rreth kontratës me presidentin Florentino Perez derisa lidhjet rreth një rikthimi në Manchester United nuk kanë munguar.
Reprezentuesi portugez është nën kontratë te klubi në Bernabeu deri në vitin 2021, por besohet se dëshiron ta rinovojë marrëveshjen.
Ronaldo, i cili ka fituar Topin e Artë për të pestën herë, nuk është më fituesi më i madh në botën e futbollit dhe aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë, prapa yjeve si Neymar, Lionel Messi dhe Alexis Sanchez./arbresh.info/
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut