Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo me supergol nga gjuajtja e lirë ndaj Suedisë ka arritur të shënojë golin e 100-të në karrierë për Kombëtaren e Portugalisë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë me një super goditje nga gjuajtja e lirë kaloi Portugalinë në epërsi ndaj Suedisë, shkruan portali arbresh.info.
Me këtë gol, portugezi ka arritur në kuotën e 100 golave për Kombëtaren.
Ronaldo bëhet vetëm lojtari i dytë në shekullin e fundit që ka arritur të shënojë 100 gola.
Vetëm ish sulmuesi nga Irani, Ali Daei ka më shumë gola të shënuar se Ronaldo, ky i fundit ka realizuar 109 gola./arbresh.info.
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...