Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka tejkaluar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, për nga numri i golave të shënuara këtë sezon pas golave të realizuara kundër Eibarit në La Liga.
Madridi mposhti skuadrën e vogël spanjolle me rezultat 2 me 1 dhe ish anësori i Manchester United realizoi golin e tij të 32-të dhe 33-të të sezonit në një edicion që supozohej se ka “përfunduar” për disa nga tifozët, transmeton portali arbresh.info.
Goli i parë i Ronaldos ishte i kualitetit të pastër pas një krosimi të mrekullueshëm nga Luka Modric të cilin superylli portugez e shfrytëzoi mirë duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në këtë takim si mysafirë.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë realizoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje të ‘Los Blancos’ derisa po zhvillohej pjesa e dytë pas një asistimi perfekt nga mbrojtësi spanjoll Dani Carvjal.
Dy golat realizuar sot (e shtunë) do të thonë që sulmuesi i kampionit në fuqi tani ka kaluar Lionel Messin për nga numri i golave të shënuara në përgjithësi në sezonin 2017/18, ku ylli i Madridit ka 33 gola ndërsa Messi 32.
Ndryshe, goli i realizuar në pjesën e dytë ishte goli i 17-të brenda 10 paraqitjeve të tij të fundit në të gjitha kompeticionet, një rekord që shfaq qartë se sulmuesi është kthyer në formën e tij më të mirë te skuadra e Zinedine Zidanes./arbresh.info/
Shikoni dy golat e Ronaldos kundër Eibarit më poshtë:
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri