Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar më shumë të holla nga klubi. Fituesi i fundit i Topit të Artë i ka thënë Madridit se nukështë i kënaqur me pagën e tij aktuale dhe se dëshiron ngritje në nivel me kualitetin e tij.
Ronaldo dëshiron të shoh rritje te paga e tij pasi Lionel Messi nënshkroi marrëveshje madhështore me Barcelonën dhe Neymarit iu ofruar kontratë gjigante për transferim në Paris Saint Germain, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi portugez ka dhënë shumë për klubin e tij dhe Florentino Perez duket qartë se do t’i përgjigjet kërkesave të tij.
Pavarësisht se është mësuar me ankesat e Ronaldos, si gjithmonë financiare, Perez ka zhvilluar bisedime me të dhe i ka thënë atij se do të studiojë situatën e kontratës së tij në fund të sezonit.
Prandaj, Ronaldo, i cili i shtoi një tjetër titull koleksionit të tij pas fitores së Kupës së Botës për Klube javën e kaluar, ndihet pak më rehat./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...