Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke luajtur një rol kryesor te “Zonja e Vjetër” këtë sezon, por sipas raporteve të ndryshme në Itali, ai do të ketë gjithashtu një lloj ndikimi në strategjitë e klubit në transfere.
Bazuar në një raport nga Marca, portugezi i ka bërë thirrje James Rodriguezit duke i sugjeruar t’i bashkohet atij në Torino verën e ardhshme ndërkohë që Bayern Munichu nuk duket se synon të bëjë marrëveshjen me të të përhershme dhe Real Madridi do të kërkojë për blerës të rinj, transmeton portali arbresh.info.
Por, CR7 është gjithashtu duke u thënë se është një admirues i madh i bashkëkombësit të tij – Felix Joaos, një talent i ri 19-vjeçar me kontratë te Benfica.
Lojtari tashmë ka shprehur dëshirën për të luajtur me ish yllin e Real Madridit një ditë.
Cristiano Ronaldo iu bashkua “Zonjës së Vjetër” për 112 milionë euro verën e kaluar dhe ka shënuar 19 gola brenda 30 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon. Goli i tij kundër AC Milanit i ndihmoi Juventusit për të fituar trofeun e tyre të parë sezonal – Superkupën e Italisë./arbresh.info/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...