Kapiteni i Real Madridit, Serigo Ramos ka thënë se Cristiano Ronaldo ka fituar “një vend të veçantë në histori” të klubit pasi vendosi të largohet për transferim te Juventusi për 105 milionë euro.
Ronaldo fitoi katër trofe të UEFA Ligës së Kampionëve brenda një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme në Real Madird, por kishte një raport jo të mirë me presidentin Florentino Perez gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Klubi ka konfirmuar se Ronaldo “kishte shprehur dëshirë” për largim nga Real Madridi.
Por, duket se Ronaldo nuk ka pasur raporte të ngjashme edhe me kapitenin Serio Ramos, i cili haptas qortoi superyllin portugez pas sugjerimeve se dëshiron të largohet nga klubi pas finales së Ligës së Kampionëve.
“Cristiano, golat tuaja, numrat që kemi arritur dhe gjithçka që kemi fituar së bashku flasin”, ka shkruar Ramos në një postim në rrjetin social Instagram.
“Ju keni fituar një vend të veçantë në histori të Real Madrid. Si një madrilen, ne do ju mbajmë gjithmonë mend. Ka qenë një kënaqësi për të luajtur së bashku me ju. Keni një përqafim të madh dhe paç fat”
Ronaldo u largua nga ‘Los Blancos’ si golashënuesi më i mirë i tyre me gjithsej 450 gola./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...