
Juventus' Portuguese forward Cristiano Ronaldo gets back up after falling during the UEFA Champions League quarter-final second leg football match Juventus vs Ajax Amsterdam on April 16, 2019 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP)
Pasi Juventusi u mposhtë mbrëmjen e së martës dhe u eliminua në UEFA Ligë të Kampionëve nga Ajaxi në çerekfinalet e turneut të këtij viti, thashethemet filluan të shfaqen duke sugjeruar se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi.
Raportet sugjeruan se Ronaldo ishte i zemëruar me bashkëlojtarët e tij dhe Allegrin duke kërkuar kështu largimin nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Tuttosport ka publikuar disa fjalë të sulmuesit portugez që duket se sugjerojnë që të gjitha thashethemet për largim janë të pavërteta.
Gazeta italiane shkruan se Ronaldo ka thënë “për mua, është vetëm Juventusi”. Këto fjalë duket se nënvizojnë qëllimin e tij për të vazhduar qëndrimin meqenëse sapo është transferuar nga Real Madridi për 110 milionë euro duke nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Zonjën e Vjetër”.
Edhe nëse Juventusi dhe Cristiano Ronaldo dëshirojnë të ndajnë rrugët, është shumë problematike për klubet të plotësojnë kërkesat e 34-vjeçarit, veçanërisht tarifën prej 100 milionë euro.
Juventusi pritet t’i rikthehet fitoreve sonte dhe “Zonjës së Vjetër” besohet se nuk do t’i largohet të paktën jo këtë verë ylli i tyre kryesor./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...