Cristiano Ronaldo është duke kërkuar transferimin në Juventus të njërit nga ish bashkëlojtarët të tij nga Real Madridi.
Pavarësisht interesimit të “Zonjës së Vjetër në mbrojtësin brazilian Marcelo, raportet e fundit sugjerojnë se Ronaldo ka rekomanduar transferimin e mesfushorit gjerman Toni Kroos, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Juventusi kërkon tutje përforcime në skuadër, aktiviteti i tyre gjatë verës ishte reduktuar dukshëm pas super marrëveshjeve për transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Joua Cancelos në klub, gjë që la pak hapësirë për tjera përforcime.
Kroos, tashmë si një 28-vjeçar, iu bashkua Real Madridit nga Bayern Munichu në vitin 2014 për një tarifë që u raportua të jetë rreth 24-30 milionë euro.
Që nga atëherë, ai ka bërë rreth 200 paraqitje për ‘Los Blancos’ dhe është bërë lojtari i parë gjerman që ka fituar katër trofe të UEFA Ligës së Kampionëve, një me Bayern Munichun dhe tre me skuadrën e tij aktuale./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...