Polonia është nikoqire e Shqipërisë të enjten mbrëma në përballjen gjysmëfinale të play-offit të Botërorit.
Sot në konferencë për media tek polakët ka dal sulmuesi kryesor i Polonisë, Robert Lewandowski i cili ka folur për kombëtaren shqiptare, shkruan Arbresh.info
Sulmuesi i Barcelonës pritet të jetë një kërcënim për mbrojtjen kuqezi, e megjithatë Leëandoëski nuk i kursen vlerësimet maksimale.
“Duhet të shënojmë një gol më shumë. Nuk mund të krahasoj këtë ndeshje me atë të 2023. Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që të mos e lejojmë që ajo të marrë avantazhin. Ndeshjet si mysafir janë gjithnjë të vështira. E respektojmë atë. Kjo është finalja jonë e parë dhe nuk ka vend për gabime, shpresojmë që të luajmë mirë që të kalojmë në finalen e dytë”, tha Lewa.
“Së fundmi, mendoj se emocionet e mia kanë qenë ndryshe në krahasim me të kaluarën. Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Ndoshta mund t’i kontrolloj këto emocione më mirë“, u shpreh sulmuesi polak, Robert Lewandowski.
Polonia dhe Shqipëria të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45, kurse fituesi i këtij takimi përballet me çiftin Suedi – Ukrainë për një vend në Botëror./Arbresh.info
Selin Bollati rrëfen emocionet pas fitores: Jam në shok dhe ...
Ferizaj shkarkon trajnerin para ndeshjeve vendimtare
Osmani takon këshilltarin e Trump-it: E falënderova për mbës...
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një ...
Zjarri në ndërtesën në Tiranë, Rama: Do të rindërtohet tërës...
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...