Sulmuesi i Portugalisë dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në kampionatin italian.
Kjo është raportuar nga gazetarët Calciomercato.
Agjenti i golashënuesit 37-vjeçar, Jorge Mendes, sipas burimit, i ka ofruar shërbimet e klientit të tij Juventusit.
Gjatë një bisede me përfaqësuesit e “zonjës së vjetër”, Mendes tha se Cristiano është penduar që la Juven vitin e kaluar.
Ronaldo është gati të transferohet në Torino për të ndihmuar skuadrën të kthehet në garën për titull.
Për këtë, portugezi pranon të shkurtojë pagat.
Cristiano mbrojti ngjyrat e Juventusit nga viti 2018 deri në vitin 2021. /abcnews.al/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...