Lionel Messi dhe Gerard Pique kanë duartrokitur superyllin Philippe Coutinho që është stërvitur për herë të parë te Barcelona.
Mesfushori Philippe Coutinho është stërvitur te Barcelona për herë të parë qysh pas transferimit për 160 milionë euro nga gjiganti anglez nga Premierë Liga – Liverpooli, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi brazilian u bë blerja më e shtrenjtë nga gjiganti katalunas në fillim të këtij, por debutimi i tij është shtyer për shkak të lëndimit të lojtarit në kofshë të këmbës.
Paraqitja e parë e Coutinhos nën fanellën e Barcelonës është afër për shkak se lojtari ka nisur stërvitjet me bashkëlojtarët e tij të rinj.
Fotot e shfaqura në llogarinë e klubit në rrjetin social Twitter shfaqin yjet si Lionel Messi dhe Gerard Pique duke duartrokitur 25-vjeçarin derisa po prezantohej me të gjithë skuadrën./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/954808283843440642
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat