Coutinho kompleton testet mjekësore, zyrtarizimi mbetet vetëm çështje kohe

23:47 | 10 Janar 2022

Philippe Coutinho i ka kompletuar ekzaminimet mjekësore te Aston Villa dhe do të jetë i gatshëm të luajë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e Ligës Premier të shtunën.

Braziliani aktualisht ndodhet në Francë për rregullimin e dokumentacionit për leje pune dhe të mërkurën pritet t’i bashkohet skuadrës dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore.

Kujtojmë që Coutinho ka arritur marrëveshje huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez e ka opsionin e blerjes për 33 milionë funte (39.5 milionë euro) në fund të sezonit.

Trajneri Steven Gerrard ka thënë se lojtari është në prag të finalizimit të dokumenteve të emigracionit dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.

Edhe në një njoftim në faqen zyrtare të Aston Villas thuhet se lojtari tashmë i ka kompletuar testet mjekësore. Ai mungoi në ndeshjen e Kupës FA kundër Djajve të Kuq, por pritet të luajë në takimin e fundjavës në Ligën Premier. /Telegrafi/

Lajmet më të lexuara