Portieri i Real Madrid-it, Thibaut Courtois ka dërguar një mesazh për tifozët pas humbjes befasuese ndaj Cadiz-it.
“Los Blancos” pas 15 ndeshjeve pa humbje në La Liga, u mposhtën nga Cadiz që këtë edicion u promovua në kampionatin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Belgu që bëri disa super pritje gjatë ndeshjes, në postimin në Instagram ka shkruar se mund t’i besojnë skuadrës.

“Mëso dhe lëviz. Mund t’i besoni kësaj skuadre”, ka shkruar ai.
Real-i momentalisht renditët në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë, një më pak se Villarreal, skuadër e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër