Portieri i Real Madrid-it, Thibaut Courtois beson se do e fitojnë Ligën e Kampionëve këtë edicion.
“Los Blancos” edicion e kaluar fituan La Liga-n, mirëpo u eliminuan nga Manchester City në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Belgu theksoi se “Los Blancos” janë gjithmonë favoritë për garën me prestigjioze në botë, derisa është i sigurt se këtë edicion do e fitojnë.
“Jam i sigurt se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve. Real Madrid-i është gjithmonë favoritë në këtë garë. Jam i sigurt se kemi kualitetin e mjaftueshëm që ta fitojmë”.

“Nuk jemi favoriti numër një, ka shumë skuadra të mira dhe do synojnë titullin”.
“Juve, Bayern, Barca, ka shumë klube të mira dhe është garë atraktive dhe të gjithë do duan ta fitojnë”, deklaroi ai.
Nesër Real-i përballet me Shakhtar-in në kuadër të ndeshjes së parë së Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...