Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesazh për t’i dhënë pak kurajë

08:59 | 12 Mars 2026
D.H

Real Madridi mbrëmë mposhti me rezultat të thellë 3-0 Manchester Cityn në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjes ka folur edhe Thibaut Courtois, i cili dhuroi një asistim tek goli i parë i Valverdes, shkruan Arbresh.info.

Ai u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

“Jo, nuk ishte rastësi. Të gjithë e dinë që kam një goditje të mirë të topit në distancë. Shpesh njerëzit thonë se nuk luaj mirë me këmbë. E di që nuk jam si Marc-André ter Stegen, por kam një goditje shumë të mirë sidomos në topat e gjatë dhe e kemi punuar këtë. Kundër skuadrave që lënë hapësira pas mbrojtjes kjo funksionon shumë mirë.”

Courtois kishte fjalë të mëdha për heroin e mbrëmjes, Federico Valverde.

“Të gjithë në ekip e dimë që Fede ka një goditje fantastike dhe për mua ai duhet të gjuajë të paktën 10 herë drejt portës në çdo ndeshje. Goli i tretë ishte i jashtëzakonshëm, një nga më të bukurit që kam parë.”

Ai foli edhe për situatën e portierit të Tottenham Hotspur, duke treguar se i ka dërguar një mesazh mbështetjeje pas ndeshjes së vështirë.

Sipas belgut, ai nuk e kishte parë ndeshjen drejtpërdrejt pasi ishte i zënë me familjen.

“Nuk e pashë ndeshjen live, sepse djali im kishte një ndeshje miqësore dje këtu në Ciudad Real Madrid (Valdebebas) dhe isha rrugës për në shtëpi. Megjithatë, i dërgova një mesazh në Instagram për t’i dhënë pak kurajë, sepse situata të tilla janë shumë të vështira për një portier.”

Courtois shtoi se e kupton shumë mirë presionin që përjetojnë portierët pas gabimeve, duke kujtuar edhe një moment të vështirë nga karriera e tij.

“Ndoshta nuk më ka ndodhur aq shumë sa atij, por pas ndeshjes kundër Ajax këtu në shtëpi edhe unë kam marrë shumë kritika dhe nuk është e lehtë.”

Kujtojmë se Real Madridi ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve e luan të martën dhe në rast kalimit tutje, do të luaj me shumë gjasë ndaj Bayernit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale