Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur konferencë për media ku ka adresuar disa çështje që lidhen me situatën politike në vend.
Tahiri tha se Kosova po përballet me një situatë shumë serioze institucionale, duke theksuar se vendi tashmë ka hyrë në vitin e dytë pa funksionim të plotë të institucioneve.
“Për t’i adresuar disa shqetësime që për ne janë shumë serioze, duhet të themi se është sjellë shteti i Kosovës përballë një situate që askush nuk do ta mendonte. Kemi dy vite pa institucione. Për Aleancën, shteti ynë është në situatën më të rëndë në periudhën pas pavarësisë”, tha Tahiri.
Sipas tij, Kosova aktualisht ndodhet në bllokadë, ndërsa ekonomia është buzë kolapsit për shkak të mungesës së investimeve.
“Ekonomia është buzë kolapsit si pasojë e mungesës së investimeve. Çmimet e konsumit për qytetarët kanë arritur në atë stad që janë bërë të papërballueshme për të bërë jetë”, u shpreh ai.
Tahiri kritikoi edhe Vetëvendosjen, duke thënë se, ndonëse ka fituar dy palë zgjedhje, nuk ka arritur ta bëjë shtetin funksional.
“Dy palë zgjedhje i fiton Vetëvendosje dhe nuk është në gjendje ta bëjë shtetin funksional”, deklaroi Tahiri.
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...