Douglas Costa është rikthyer në stërvitje me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës së Juventusit para ndeshjes në udhëtim ndaj Fiorentinas të premten.
Anësori brazilian mungoi në fitoren ndaj Sassuolos në vikend për shkak të një lëndimi në pulpë të këmbës dhe ka qenë duke e ndjekur një program të personalizuar për tu stërvitur, transmeton portali arbresh.info.
Tani, “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se Douglas Costa është rikthyer në stërvitjet me bashkëlojtarët e tij këtë mëngjes në Vinovo, ndërkohë që Stefano Sturaro ka punuar i vetëm.
Pavarësisht kësaj, anësori nuk pritet të jetë startues në Artemio Franchi para ndeshjes ndaj Tottenham Hotspurit në Ligë të Kampionëve të martën e ardhshme.
27-vjeçari brazilian ka shënuar dy gola brenda 16 paraqitjeve këtë sezon në Serie A./arbresh.info/
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...