Trajneri italian i Chelseat, Antoino Conte, ka folur pas fitores së lartë të skuadrës së tij ndaj Qarabag 0 me 4 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse udhëtimi për në Azerbajxhan ishte i gjatë dhe i lodhshëm, kampionët anglez bënë një paraqitje fenomenale duke demoluar Qarabagun në shtëpi të vet, transmeton arbresh.info.
Golat për fitoren e Chelseat i shënuan Eden Hazard, Cesc Fabregas dhe Ëillian i cili shënoi dy herë në portën e Qarabag.
“Skuadra ime tregoi karakter, – tha Conte. – Jemi përballur me shumë probleme në këtë sezon, por gjithmonë kemi dhënë një përgjigje të mirë në fushën e lojës. Humbja 3-0 me Roma në ndeshjen e kaluar të Champions ka qenë ndeshja më e dobët që kur kam marrë drejtimin e Chelsea”, tha Conte
“Por mënyra si fituam dhe siguruam kualifikimin në Azerbajxhan tregon se jemi në gjendje të reagojmë sa herë është e nevojshme.
Tani jemi përqendruar maksimalisht te ndeshja ndaj Liverpool, shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në Premier League. Jemi një skuadër kompakte, shumë e fortë.”, përfundoi trajneri italian.
Ndeshja e ardhshme e Chelsea do të jetë sfida në Premier League kundër Liverpool. /arbresh.info/
Antonelli shënon fitoren e tretë radhazi në Formula 1
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia